Gjuha Shqipe

    Shkrimtari Ismail Kadare / Fotografia: Nistori

    Ismail Kadare

    Kur në sulm hodhën turqit 
    Hordhitë e pambaruara, 
    Kështjellat e sintaksës 
    S’i muar, që s’i muar.

    Kur panë se gjuhës 
    S’i hodhën dot prangat 
    Lëshuan drejt saj 
    Gjithfarë merimangash. 

    Parashtesa e pjesëza 
    E lidhëza së prapthi, 
    Të bukurën gjuhë 
    Ta bënin leshharpi. 

    Të të bënin ty, donin, 
    Shqipëri, memece. 
    Po ja, erdhi Naimi, 
    Si yll mbi ty ecte. 

    Dorën e zbehtë 
    Mbi ballë ta vuri 
    Të të hiqte zjarrllëkun 
    Prej të sëmuri. 

    Dhe vdisnin pjesëzat 

    Lajmi Paraprak

    Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

    Lajmi i rradhës

    KShPK konstaton se udhëtimi i gruas së Gashit në samitin e NATO-s ka qenë i ligjshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë