HISTORIA E SHKURTËR E NJË IDIOTI

    Poezi nga: Xhevdet Bajraj (marrë nga Angelus Novus, 2023)

    E vetmja dritë në jetën e tij
    ishte ajo që i shfaqej kur e hapte
    frigoriferin
    por edhe ajo një ditë iu fik

    Njerëzit i flisnin
    por ai ose bëhej i shurdhër
    ose i mungonte bateria
    aparatit të tij të dëgjimit

    Gjithsesi që meritonte respekt
    tekefundit
    ç’të keqe ka
    ai vdiq për idenë
    E tash
    që idenë e kishte kot së koti
    kjo është krejt një çështje tjetër

    Lajmi Paraprak

    Biserko: Serbia sot është më e afërt me Putinin se sa më parë

    Lajmi i rradhës

    Kurti dhe Vuçiq në Bruksel për takime me udhëheqësit europianë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë