“I treturi” i Arben Thaçit hap edicionin ‘Më të mirat e Kinenovas’ në Shkup

    “Më të mirat e Kinenovas” filloi natë më parë me shfaqjen e filmit “I treturi”, me regji të Arben Thaçit, ndërsa operator i filmit është Vlladimir Samoilovski, laureat i këtij viti i Çmimit për Kontribut të Veçantë në Artin Filmik të Festivalit. Pas tij u shfaq filmi serb “Midis zotave” i regjisorit Vuk Rshumoviq, i cili në edicionin e dhjetë jubilar të Kinenova FFM fitoi çmimin për skenarin më të mirë dhe regjinë më të mirë, shkruan Umno, përcjell Nistori.

    “Jam i kënaqur që për këtë program patëm kërkesë nga shikuesit për të shfaqur filmat që kanë qenë pjesë e programit të Kinenovas në vitet e kaluara dhe bëra çmos për të siguruar të drejtat për këta filma, të cilët mund t’i shikoni çdo ditë deri të shtunën në Kinotekën e Maqedonisë. Jam veçanërisht i lumtur që kemi një audiencë të re në sallë, për të cilën shpresoj se do t’i shijojë shfaqjet e ‘Më të mirat e Kinenovas’, sepse në kuadër të këtij programi do të shfaqim edhe dy filma fitues të Kinenovas – ‘Rojtarët e Formulës’ nga Dragan Bjelogërlliq dhe ‘Panoptikon’ nga George Sikarulidze,” tha Nebojsha Jovanoviq, drejtor i FFM-së Kinenova.

    Ai theksoi se janë siguruar gjithashtu filmi debutues “As I Am” nga laureati i Çmimit për Arritje Jetësore Dag Johan Haugerud, si dhe filmi austriak “Happy” nga Sandep Kumar.

    Samoilovski mori pjesë në shfaqjen e sonte dhe ndau përvojat e tij nga xhirimet në një bisedë me Gena Teodosievska, drejtoreshë artistike e Kinenovas.

    “Ai ka lënë pas mbi 120 filma artistikë dhe dokumentarë, shfaqje televizive dhe portrete, dhe është i njohur veçanërisht në industrinë e filmit si një nga të paktët që di si t’u qaset dhe t’i ndihmojë autorët e rinj. Me këtë film, i bëjmë homazh edhe një herë punës së tij kinematografike. Duhet të dish si ta mbash një sekret, kur ta tregosh dhe nëse ta tregosh. Të gjithë kemi një ide në ekzistencën tonë se do të donim ta ndanim personalitetin tonë nga të tjerët, por në të njëjtën kohë t’i mbanim sekretet tona brenda vetes dhe që ata përreth nesh të na pranojnë për atë që jemi. Ata nuk na pranojnë gjithmonë për atë që jemi, por ndoshta dinë të njohin më të mirën te ne. Kjo është arsyeja pse shpresoj që ju do t’i njihni autorët në këtë film,” tha Gena Teodosievska.

    Samoilovski ndau me audiencën se ai dhe regjisori Thaçi kishin punuar bashkë në vitin 2007 në filmin me metrazh të mesëm “Prapa territ”, dhe më pas nuk kishin pasur kontakt deri në momentin kur Thaçi e ftoi për të bashkëpunuar sërish në këtë projekt.

    “Mua personalisht më pëlqen shumë filmi. Deri më tani ka fituar katër çmime dhe unë fitova çmimin për operatorin më të mirë në një festival në Turqi. Dua të punoj në film dhe dua t’i ndihmoj autorët e rinj, dhe shpresoj që ta shijoni filmin sonte,” tha Samoilovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dimitrov: paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike

    Lajmi i rradhës

    BE miraton strategjinë e parë për vizat

    Lajme tjera

    Ç’është dashuria 

    Orhan Pamuk Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë