BE miraton strategjinë e parë për vizat

    Komisioni Evropian ka miratuar sot strategjinë e tij të parë për vizat në Bashkimin Evropian, duke vendosur një kuadër më të qartë dhe strategjik për politikat e vizave.

    Qëllimi i saj është të forcojë sigurinë, të rrisë prosperitetin dhe të forcojë ndikimin global të BE-së.

    Strategjia bazohet në tre shtylla kryesore – siguria, konkurrueshmëria dhe mjetet moderne të vizave

    Siguria – të forcojë sigurinë, përmes përmirësimit të sistemeve të kontrollit të vizave dhe dokumenteve të udhëtimit, si dhe duke mundësuar masa të drejtuara ndaj vendeve që kërcënojnë sigurinë e BE-së.

    Konkurrenca – rrisë prosperitetin dhe konkurrueshmërinë, duke thjeshtuar udhëtimet dhe procedurat për turistët, biznesmenët, studentët dhe punonjësit e kualifikuar, si dhe duke mbështetur talente dhe sipërmarrje inovative.

    Modernizimi – të modernizojë mjetet e vizave, përmes sistemeve digjitale të avancuara që do të mundësojnë një menaxhim më të shpejtë dhe efikas të aplikimeve dhe kontrolleve kufitare.

    Përveç strategjisë, Komisioni ka miratuar edhe një rekomandim për tërheqjen e talenteve për inovacion, që synon ta bëjë BE-në më tërheqëse për profesionistët e kualifikuar, studiuesit, studentët dhe sipërmarrësit inovativë.

    Ky rekomandim synon të përmirësojë procedurat për vizat dhe lejet e qëndrimit afatgjata dhe të lehtësojë kalimin drejt punës dhe sipërmarrjes.

    Komisioni nënvizon se këto masa do ta bëjnë BE-në më të sigurt, më përparimtare dhe me ndikim më të madh global, duke e bërë udhëtimin më të shpejtë, më të sigurt dhe më të parashikueshëm për qytetarët dhe vizitorët. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    “I treturi” i Arben Thaçit hap edicionin ‘Më të mirat e Kinenovas’ në Shkup

    Lajmi i rradhës

    PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë