Kemi mujtë me u nda krejt ndryshe …

    Peso 

    Pem’za Peso 

    Shpesh jam kujtu n’ty
    kur dojshin me t’pre për dru
    kur t’iken zojtë
    veri kur t’zhveshi

    mbi ty e majta shikimin
    gati sa retina mu dogj
    ti për hatër t’ni tjetër stine
    i mbushe rremat zogj

    kemi mujtë me u nda krejt ndryshe
    nji degë për mu
    tjerat për dallendyshe

    nji ditë edhe ty
    ka me tu rrudhë hija
    trupi korubë
    e dushku lloçit
    sikur mu dashnija

    hej, ke pas boll ven
    n’rrathtë e cungit
    edhe për flugin e zemrës tem.

    Lajmi Paraprak

    PUSHIMET PËR MËRGIMTARËT MBARUAN | Dibranët: erdhën, na vizituan dhe shkuan!

    Lajmi i rradhës

    BDI: VLEN po tenton të shfuqizojë ligjin për gjuhën shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë