Kjo është ngjyra më e ndritshme në botë

    Arti dhe shkenca mund të duken dy të kundërta, por një teknologji e re tregon se si ndërthurja e tyre mund të jetë një hap revolucionar.

    E quajtur si “ngjyra strukturore”, kjo teknologji pretendon se nxjerr në pah “ngjyrën më të ndritshme në Tokë”. Ngjyra strukturore prodhohet nga disa nanostruktura – ose pjesë tepër të vogla që reflektojnë dhe shpërndajnë dritën, si dhe imitojnë ngjyrimet më të ndritshme që gjenden në natyrë.

    Teknologjia është zhvilluar nga “Lifescaped”, një laborator i themeluar nga Andrew Parker, i cili e identifikon veten si shkencëtar dhe artist. Këtë muaj, veprat e tij janë ekspozuar në Kopshtin Botanik Mbretëror në Londër.

    Vetë galeria është e errët, me mure të lyer me ngjyrë të zezë, të cilat nxjerrin edhe më shumë në pah pikturat e Parker. Disa prej tyre janë frymëzuar nga fenomene natyrore, si “big bang”-u, ndërsa vepra të tjera imitojnë ngjyrat dhe strukturat e petaleve të luleve apo krahëve të fluturave.

    “Ngjyra është diçka që formohet tërësisht në mendje. Përbëhet vetëm nga valë rrezesh elektromagnetike që kalojnë rreth nesh dhe ne i konvertojmë në ngjyra”, thotë Parker për CNN. “Arti dhe shkenca bashkohen nga ngjyra. Ne po përdorim fizikën për të manipuluar dhe rafinuar nuancat e ngjyrave që mund të prodhojmë”.

    Lajmi Paraprak

    Cunami i lashtësisë mund t’i kishte zhdukur qytetet e sotme skoceze, zbulon studimi

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria e para në Europë për nivelin e lartë të vdekshmërisë foshnjore më 2019

    Lajme tjera

    MADONA E MILANOS

    Burim Myftiu Ishte vjeshtë e hershme, një nga mbrëmjet me shi. Po udhëtoja me tramvajin numër 23 nga…
    Më tepër

    Leksik gramshian II

    Umberto Cerroni Vijim Partia “Është që në zanafillë një strukturë shtetërore” (Fletoret, f.232), domethënë “një shtet potencial”, një…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë