“KLANI” këtë herë vjen me aktorin e njohur shqiptar Enver Petrovci

    Enver Petrovci është një nga aktorët më të njohur shqiptarë në rajon. Ai shfaqet papushim në një sërë shfaqjesh teatrale, filma dhe seriale. Që nga fillimet e tij si Makbethi, Jul Cezari dhe Hamleti, e deri në ditët e sotme ku shfaqet në seriale dhe projekte të shumta rajonale, Enveri është pjesë e rëndësishme e një numri të madh projektesh ballkanike.

    Por, jo vetëm sukseset e tij në aktrim kontribuuan në popullaritetin e tij, ai është gjithashtu një nga themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989.

    Enveri aktualisht është pjesë e një prej serialeve më të njohur në Ballkan si, “KLANI”. Ai është pjesë e kastit të aktorëve në sezonin e dytë, në rolin e Marko Radenkoviçit, ku tregon me mjeshtëri aftësitë e tij.

    Në këtë mund të bindeni dhe vetë nëse shikoni sezonin e dytë të serialit “KLANI”, të cilin do të mund ta ndiqni nga data 8 korrik në platformën e parë kombëtare striming GLEY. Gjithashtu në platformë mund të shikoni më shumë se 300 filma dhe 60 seriale, të disponueshëm në çdo kohë, në çdo vend, të përkthyera dhe pa reklama, me një frymë. /Nistori/

    *Artikull PR/ADS dhe i mbështetur nga Gley

    Lajmi Paraprak

    Çfarë u bisedua në takimin online mes liderëve të nismës “Ballkani i Hapur”?

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE kërkon të kthehet mbrapsht informacioni për përmbajtjen e kornizës negociuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë