VMRO-DPMNE kërkon të kthehet mbrapsht informacioni për përmbajtjen e kornizës negociuese

    VMRO-DPMNE-ja me shkresë ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të kthejë mbrapsht në Qeveri informacionin për përmbajtjen e kornizës negociuese. Sipas tyre, materiali nga Qeveria nuk është i plotë.

    Opozita kërkon që t’u dorëzohen propozim korniza negociuese, deklarata politike e Këshillit Evropian , konkluzionet e këshillit të BE-së dhe protokolli bilateral mes Shkupit dhe Sofjes.

    “Materiali që ka ardhur nga qeveria bazohet në informatë për propozim kornizën negociuese në një fletë. Ky është i gjithë materiali të cilin qeveria e dërgoi për të marrë vendim në bazë të të cilit deputetët duhet të votojnë për të ardhmen e vendit. Trup për shtetin dhe turp për qeverinë, dhe aq më shumë turp për Kuvendin që pranon kështu dokumente”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

    Por, Xhaferi, si duket, nuk e ka në plan ta zbatojë kërkesën e opozitës.

    “Të gjitha dokumentet janë tashmë publike dhe secili mund t’i shohë”, thonë nga Kuvendi.

    Seanca për të shqyrtuar informacionin nga qeveria nuk është caktuar akoma. Koha e mbajtjes së saj dhe procedura që do të ndiqet do të mësohen të hënën.

    “Në koordinimin e rregullt të të hënës në Kuvend do të bisedohet për atë se kur do të mund të mbahet seanca plenare për Informacionin për përmbajtjen e propozim kornizës negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE-në”, shtojnë ata.

    LSDM-ja fton deputetët të votojnë për propozim-konkluzionet e Kuvendit.

    “Të gjitha partitë politike, deputetët në Kuvend duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të angazhohen me dialog për miratimin e vendimit përfundimtar. LSDM-ja si parti shtetformuese ka konkluzione të cilat garantojnë respektim të tërësishëm pa kushte të veçorive të gjuhës, të identitetit, historike dhe kulturore të popullit maqedonas”, tha Nenad Kociq, LSDM.

    Konkluzionet eventuale të Kuvendit duhet të miratohen me shumicë të thjeshtë, gjegjësisht, nëse “për” to votojnë të paktën 1/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Partitë më të vogla të koalicionit të shumicës thonë se nëse nuk ka konsensus paraprak mbi propozim/konkluzionet e Kuvendit, nuk do të marrin pjesë në seancë. Konkluzionet pritet të marrin mbështetjen e deputetëve të opozitës shqiptare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “KLANI” këtë herë vjen me aktorin e njohur shqiptar Enver Petrovci

    Lajmi i rradhës

    Ndërpriten protestat për shkak të festës së Kurban Bajramit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë