Komedia “Gënjeshtra” me regji të Besfort Idrizit çmitizon gënjeshtrat kolektive

    Besfort Idrizi (Aktor/Regjisor) / Fotografia: Nistori

    Në Teatrin Kombëtar të RMV-së u shfaq premiera e komedisë “Gënjeshtra” e autorit francez, Florian Zeller, me regji të Besfort Idrizit. Motivi kryesor i komedisë është marrëdhënia martesore apo tradhtia, megjithatë, siç lë të kuptohet edhe vetë titulli, në fakt ajo që trajton teksti, por edhe shfaqja jonë, është gënjeshtra si fenomen, shkruan Nistori.

    Regjisori Besfort Idrizi për Nistori thotë se jetojmë në një pandemi më të keqe se nga pandemitë tjera, atë lajmeve të rreme dhe shoqëria tani gjendet në një labirinth, ku nuk dihet çka është më e vërtetë dhe çka është gënjeshtër.

    “Aq shumë e gënjejmë njëri-tjetrin, aq shumë e mashtrojmë njëri-tjetrin, vijmë në një situatë që nuk mundemi të vendosim një kufi të qartë ndërmjet gënjeshtrës dhe të vërtetës. Vijmë në një labirinth ku nuk e dijmë çka është e vërtetë dhe çka është gënjeshtër. Fatkeqësisht kjo na ndodh në përditshmëri.” – deklaron Idrizi për Nistori.

    Duke marrë parasysh se rrallë regjisorët shqiptarë vënë në skenë vepra në Teatrin Kombëtar të RMV-së, regjisori Idrizi thotë se nuk është hera e parë bashkëpunimi me teatrot maqednase dhe se nuk e ka pasur të vështirë të depërtojë në TKM, përkundrazi më lehtë, sepse ky teatër e bën dallimin në të gjitha aspektet krahasuar me teatrot tjerë.

    Regjisori nga Kosova, Agon Myftari e vlerëson jashtëzakonisht punën e Idrizit, në veçanti ndërtimin e personazheve dhe raporteve mes tyre.

    “Definitivisht, shfaqe shumë e mirë. Ishte një mbrëmje teatrore, goxha e këndshme dhe e lezetshme. Unë e njoh dramën. Urime gjithë trupës për punën e bërë. Në veçanti Besfortit, si mjeshtër i raporteve. Vërehej një punë e madhe, sidomos në ndërtimin e personazheve dhe raporteve mes tyre.” – deklaron Myftari.

    Aktori Fisnik Zeqiri, i cili ishte në anën e publikut për Nistori shprehet se impresioni si publik ka qenë i veçantë, duke marrë parasysh se tematika ishte aktuale dhe intrigoi atë.

    “Shfaqe e punuar shumë mirë. Me mjeshtri të aktorëve, por edhe në aspektin regjisorial. Zakonisht thuhet që shfaqja në të cilën nuk shihet dhe vërehet regjia, janë shfaqe të suksesshme.” – vlerëson Zeqiri.

    Reprizat në vijim janë caktuar për datat 21 dhe 29 tetor, me fillim nga ora 20:00, ndërsa biletat mund t’i gjeni përmes ueb-faqes www.mnt.mk si dhe në biletarinë e TKM-së, e cila është e hapur çdo ditë jave dhe të shtunave, nga ora 16:00 deri 20:00. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Jo vetëm ministrat e BDI-së, duhet të ndryshohet e gjithë Qeveria”

    Lajmi i rradhës

    Fermerët ndryshojnë kulturën bujqësore prej kostove të larta

    Lajme tjera

    Poezia e gjuhës shqipe

    Sabri Hamiti 1. PARAFJALA Gjithmonë kur ndodhemi në udhëkryq ekzistencial, sprovën e reflektimit e mbështesim te klasikët kombëtarë jo…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë