Koncert gala / Tenorët Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, do të interpretojnë në Tetovë

    Tenori me renome botërore Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi do të interpretojnë muzikë të përzgjedhur shqiptare dhe botërore në Tetovë. Të shoqëruar nga orkestra e drejtuar nga maestro Isak Shehu dhe as. dirigjent Premtim Etemi. Koncerti do të mbahet më datë 02.11.2024(e shtunë) në ora 19:30 në Pallatin e Kulturës Tetovë, njofton Nistori.

    Skena e Muzikës Serioze Shqiptare është një nga manifestimet më të suksesshme për muzikë klasike në Maqedoninë e Veriut. Ky është një festival i ngritur mbi ideale të shëndosha artistike. Këtë e dëshmon aktiviteti njëmbëdhjetëvjeçar i festivalit, ku kanë qenë të pranishëm figurat dhe ansamblet më të spikatur të muzikës klasike shqiptare dhe me gjerë, si Ermonela Jaho, Inva Mula, Shkelzen Doli, Ramë Lahaj, Josif Gjilpali, Kastriot Tusha, Genc Tukiçi dhe shumë të tjerë.

    Koncerti mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e RMV-së, Qendra për Kulturë – Tetovë dhe Komuna e Tetovës. Hyrja do të jetë e lirë (pa bileta). /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    I pamëshirshëm dhe i dëmshëm ishte vesi im për debat, por pastaj ndërhyri mbesa ime

    Lajmi i rradhës

    KE: Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese dhe t’i zbatojë reformat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë