PIKTURA

    Burim Myftiu

    Një pikturë e tmerrshme më kapi në krah
    Me hijen e saj mbuloi çdo gjë
    Rridhja në agoni
    Si e kuqja, me trupin tim
    Shpirti ma ndjeu një ankth

    Në mesnatë gjumi më la
    E keqja u nda
    I riu diell, më zgjoi nga ëndrra
    E ndjeva në frymën e
    mëngjesit
    Çdo gjë ishte e bukur
    Ishte e ndritshme

    Në këmbë
    Me shpirt
    Me forcë
    E sfidoja hijen
    Tërhiqja kufijtë e saj,
    Për të hapur krahët
    Për t’fluturuar lart
    Për të ndjekur dritën e kaltër
    Për të gjetur ajër

    Me shpresë, me dritë
    E ngrita penelin,
    Për botën e re u nisa
    Për t’ndjekur dritën
    Harruar hijen, zgjuar me këngë
    T’fluturoj lart
    Të ndiej lirinë në zemrën time prap,
    krijoj një botë të ndritshme përjetë.

    Lajmi Paraprak

    Edhe pse ka mbi 20% shqiptarë, Komuna e Gazi Babës heziton zbatimin e gjuhës shqipe

    Lajmi i rradhës

    Formula kundër barishteve të këqija që dëmtojnë lulet dhe bimët në ballkon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë