Kush

    Sylvia Plath

    Kaloi muaji i lulimit. Frutat në shtëpi
    Janë ngrënë ose kalbur. Jam e gjitha gojë.
    Tetori është muaji i grumbullimit.
    Ufmë në kasolle, si në bark të nënës:
    Veglat e vjetra, bishtat, grabuja të ndryshkura.
    Këtu, midis kokash të vdekura, jam në shtëpi.
    Lermëni të prehem në saksinë e luleve,
    Merimangat nuk do të më pikasin..
    Zemra ime – një elbarozë e mpirë.
    Ja sikur era të dilte prej mushkërive.
    Një surrat qeni u merr erë luleve

    Petalet rriten këmbëpërpjetë.
    Ata kërcasin, si shkurre hortensie.
    Mua që kam ardhur mbrëmë tek trarët,
    Më ngushëllojnë kokat që kalben,
    Që s’flenë dimrit.
    Kokat e lakrave: të purpurta, si krimba, të sermta,
    të veshura me veshë mushkash dhe flatra fluturash,
    Por me zemra të blerta.
    Venat i kanë të bardha, si dhjamë derri.
    O bukuri e konsumit!
    Kunguj portokalli të pasy.
    Këto salla janë plot me gra që ndjellin shpesë.
    Ja se ç’shkollë e mërzitshme. Jam rrënja,
    guri, klithma e hutit.
    Asnjë ëndërr nuk më shtiret.
    Mama, ti je mu njajo gojë,
    në të cilën do të kisha qenë gjuhë.
    O nënë pangjashmërie, hamë!
    Hije e derës së tremesë,
    Që përthithet në koshin e plehrave.
    Unë thashë se ndoshta, e kujtoj këtë nga fëminia.
    Atje rriteshin të tilla lule gjigande,
    gojë të purpurta e të kuqe, thjesht të magjishme.
    Rrathët prej kërcejve të manaferrave
    m’i ndillnin lotët në grykë.
    Tani ato më ndezin si një llampë.
    Herëdokur me javë të tëra nuk ndërmend asgjë./KultPlus

    Lajmi Paraprak

    Pirja e duhanit pritet të ndalohet pothuajse në të gjitha hapësirat publike në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Socializmi i Gjeneratës Z

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë