Leo Tolstoy, fragment nga ‘Anna Karenina’

    Në 193 vjetorin e lindjes së shkrimtarit rus, Leo Tolstoy, KultPlus ua risjell një fragment nga kryevepra e tij ‘Anna Karenina’

    “Zemra e trembur dhe e ngazëllyer i tha se ishte ajo. Kishte qëndruar dhe po bisedonte me një zonjë në anën tjetër të sheshit. Si në të veshur, ashtu edhe në sjelljen e saj nuk kishte asgjë të veçantë, por Levini e njohu  menjëherë mes tollovisë si trëndafilin mes hithrave.

    Sheshi shëndriste nga ajo, buqëshja e saj ledhatonte çdo gjë përreth. “Pse, a mundem t’i afrohem, ti qëndroj pranë në akull?” tha me vete. Ai vend i saj iu duk i shenjtë, aty s’mund të shkelte këmba e tij; qe një qast sa për pak iku, aq u frik.

    Me sforcim të madh e përmbajti veten, arsyetoi: meqë rreth saj silleshin gjithfarë njerëzish, edhe ai mund të shkonte të bënte patinazh. U lëshua tatëpjetë kodrës, u përpoq të mos e shihte, siç bëjmë me diellin, por ja që e shihte, siç e shohim diellin edhe pa e vështruar.”

    Lajmi Paraprak

    Përdorimi i lartë i antibiotikëve pengoi imunitetin natyror të tufës

    Lajmi i rradhës

    Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës…

    Lajme tjera

    OPORTUNIZMI

    Niccolo MachiavelliPërktheu: Astrit Lulushi “Kush je ti që dukesh më pak i ëmbëlNdërsa qiejt zbukurohen me luksMe pajën…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë