“Babai”

    Ismail Kadare

    Ai erdhi në mbrëmje i pirë
    afër vatrës u ul, u step.
    Kasketa e vjetër, e nxirë,
    gazeta e ditës në xhep.

    Pse kish pirë nuk e tregoi
    nëna tha: “Ku ta dish!”
    dikush vjershat e djalit të madh
    në gazetë kritikuar kish.

    Në klub plot potere të tymtë,
    në gazetë i treguan një vend
    dikush i kish thënë: “vate
    dhe puna e djalit tënd!”

    Për vjershat e djalit s’kish pasur
    të veçantë interesim…
    sonte ish herë e parë
    në klubin e vogël plot tym.

    Lajmi Paraprak

    Shpallje “e vonuar” e krizës energjetike

    Lajmi i rradhës

    Rusia përfitoi ndërsa Perëndimi flinte

    Lajme tjera

    NOKTURNO

    Bardhyl Zaimi Duhet të ngadalësojmë Imzotgjithçka po ngutet drejt fundit të vetëgjithçka po vdiret në qenësi shkurreshgjithçka struket…
    Më tepër

    Poezia e vlerave

    Me rastin e botimit të lirit “Poezi të zgjedhura” (“Rrënjë të gurta” të Azem Shkrelit nga shtëpia botuese…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë