Dashuri e vështirë

    Dritëro Agolli

    Ti në kanape tani dremit
    Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,
    Abazhuri mbi qerpikë ndrit
    Libri nga gishtërinjtë të ka rënë.

    Para teje ndal mendimi im:
    Jemi dashuruar edhe sharë
    Jemi ndarë shpesh në udhëtim,
    Por drejt njeri-tjetrit kemi ngarë.

    Dhoma hesht e rruga larg gjëmon
    Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë
    Unë, ndonëse pi dhe mogadon,

    Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.
    Të kam pasur ëndërr çast e orë,
    Ëndërr të trishtuar dhe të mire
    Po të jem vërtetë një Pitagorë
    Ti je teorema më e vështirë… 

    Lajmi Paraprak

    Si të kuptoni nëse vuani nga mungesa e magnezit

    Lajmi i rradhës

    Merkel mbron vendimet e saj për furnizimet me gazin rus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë