“E sikur, matanë gardhit, më i gjelbër të jetë bari”

    Ernest Hemingway

    E sikur, matanë gardhit, më i gjelbër të jetë bari
    Se atje shi bie, anembanë,
    Ku ata që kurrë s’rrijnë dot pa dhënë
    Të kursejnë për vete, nuk kanë.

    Ku njerëzit që buzëqeshin më shumë,
    Nën jastëk pa fund kanë lotuar,
    Dhe më trimat që ke njohur ndonjëherë
    Frika i ka sakatuar.

    Tej gardhit, mbushur me njerëz të vetmuar,
    Të vetëm nuk sheh asnjeri,
    Atje, ata që për vete nuk kanë strehë,
    Të bëjnë të ndihesh në shtëpi.

    Mbase bari matanë ngjan më i gjelbër
    Sepse e kanë lyer me boj’
    Veç mos harro, mik, nga ana tjetër,
    Bari yt, më i gjelbër, duket njësoj.

    Lajmi Paraprak

    SHBA: Aleatët e NATO-s janë të bashkuar para bisedimeve me Rusinë

    Lajmi i rradhës

    DÉJÀ VU

    Lajme tjera

    BUKA E POPULLIT

    Bertolt Brecht Drejtësia është buka e popullit. Herë është e bollshme, herë është e mangët. Herë ka shije…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë