“Fillikat”

     Maya Angelou

    Shtrirë, duke menduar
    Mbrëmë nëpër natë
    Si t’ia gjej shpirtit tim një shtëpi
    Ku uji etje nuk të jep
    Dhe feta e bukës s’është gur i thatë
    Unë dola me një përfundim
    Dhe mendoj se nuk gaboj
    Askush
    Bre askush
    Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat

    Fillikat, krejt fillikat
    Askush, bre askush
    Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

    Na janë do milionierë
    Me para që nuk i përdorin dot kurrë
    Gratë e tyre shtrigula vijnë vërdallë
    Fëmijët e tyre këndojnë këngë bluz
    Ata kanë marrë mjekë që kushtojnë
    T’ua kurojnë zemrat gurë të thatë.
    Por askush,
    Bre askush
    Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

    Tash nëse më dëgjon mirë
    Unë të tregoj çfarë vetë di
    Retë e stuhisë po bëhen bashkë
    Era tashi po fryn e fryn
    Raca njerëzore po vuan pa masë
    Dhe unë nuk po ndjej ankim,
    Pse askush
    Bre askush
    Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

    Fillikat, krejt fillikat
    Askush, bre askush
    Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

    Lajmi Paraprak

    Bërnabiq: Nuk pres ndryshim të politikës amerikane ndaj Serbisë

    Lajmi i rradhës

    OKB: 45 milionë njerëz të kërcënuar nga uria

    Lajme tjera

    Poetika amerikane e anktheve

    Louise Glück (1943) është njëra ndër poetet më fundamentale bashkëkohore amerikane. Njihet për precizitetin diskursiv, ndjeshmërinë e thellë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë