“Ja, nesër, sa të gdhihet”

    Viktor Hygo

    Ja, nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,
    Do nisem, e dëgjon? E di që ti më pret,
    Mes pyllit do t’i bie dhe malit me gëmusha,
    Larg teje s’mund të rri se ndarja po më tret.

    Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,
    E zhurmë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,
    I vetëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,
    Do ndiej veç dëshpërim e dita bëhet natë.

    Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,
    Dhe vellon mbi Herflër nuk e vërej që larg,
    E, kur të mbërrij atje, mbi varrin tënd do vë,
    Buqetë gjethegjelbër, me lule thurur varg.

    Lajmi Paraprak

    Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit është regjistruar si parti politike në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    AShAK: Politikat destabilizuese të Serbisë janë bërë më agresive

    Lajme tjera

    “Fjalët e Qiririt”

    Naim Frashëri Në mes tuaj kam qëndruare jam duke përvëluar,që t’u ap pakëzë dritë,natënë t’ua bënj ditë. do…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë