“Mbi ne ra ndarja si një dëborë”

    Teodor Keko

    Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.
    Ku ke shkuar? Unë s’e di.
    Ne u prishëm për hiçgjë,
    edhe gjatë do mbajmë mëri.

    Do harrohen telefonat,
    Nëpër pellgje sytë do na thahen.
    Si prelude do bjerë nga qielli,
    një dëborë… kristal i bardhë.

    Dhe kështu, gjersa një ditë,
    të na thotë jeta ne: “Harro!”
    Do të mbesim anonimë,
    do të jemi ne përemra,
    Unë “Ai” dhe ti “Ajo”.

    Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
    mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
    Dhe vitet shkuan dalëngadalë,
    ujërat u ndotën, lumenjtë u thanë.

    Por, qaramanë, jo, s’do të bëhemi,
    se na u thye ëndrra ty dhe mua.
    Ndonjë ditë nëpër botë,
    sytë tanë kur të takohen,
    s’do të ketë urrejtje brenda.

    Lajmi Paraprak

    “Edukata zhvillohet duke u përballur me mungesa”

    Lajmi i rradhës

    Emigrantët si një armë për shantazh dhe destabilitet

    Lajme tjera

    Vdekja e babait

    Sabile Keqmezi – Basha Deri sa polici i tregonte nënës se çfarë kishe ndodhur me babin, unë, krejt…
    Më tepër

    DËSHIRA PËR JETËN

    Poezi nga: Aboul-Qacem EchebbiPërktheu: Maks Rakipaj Nëse, ndonjë ditë, njerëzve do t’u vijë dëshira për jetënatëhere edhe fati…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë