“Edukata zhvillohet duke u përballur me mungesa”

    “Kur një prind thotë: “Kam punuar që të mos i mungojë asgjë fëmijës tim”, ai shpreh një formë idiotësie totale. Sepse detyra e një prindi është që t’i bëjë fëmijët t’i mungojë diçka, sepse kur nuk të mungon gjë, si do ta zhvillosh kuriozitetin, vullnetin dhe talentin që ke përbrenda?

    Nëse je rritur si një mbret me gjithë të mirat, nëse të zgjonin prindërit në 7 të mëngjesit dhe të çonin nëshkollë, nëse shihnit bashkë emisionet klishe dhe pa asnjë mesazh interesant në televizor, si supozohet tëkësh fantazi në të vepruar në përditshmërinë tënde? Nëse askush nuk të thotë: “Jo”, nuk ke se si të mësosh t’ia dalësh mbanë me sakrifica dhe mundime.

    Ende i mbaj mend si sot, para shumë vitesh, ditët kur merrja notën më të ulët në matematikë, ama nuk i mbaj mend ditët kur vlerësohesha me notë kaluese. Nota kaluese nuk do të thoshte asgjë, të linte në vend, nuk të nxiste të mundoheshe për më shumë. Im atë, kur i tregoja se kisha marrë 4 në një ditë të caktuar, më thoshte: “Po mirë, notë kaluese marrin shumica, notë ngelëse vetëm të paktët si ti. Puno fort dhe mundohu t’i ndryshosh notat brenda qershorit, sepse do të presë një verë i mbyllur brenda për të kaluar”. Me kaq ai e mbyllte diskutimin tonë. Ai besonte tek unë, por edhe më ndëshkonte kur nuk ia dilja mbanë. Kjo formë “privimi” përmes ndëshkimit, ishte nxitëse shumë e mirë për të ecur përpara.

    Kur beson tek dikush, nuk nevojitet ta ndihmosh shumë. Nëse është i aftë, ia del mbanë. Pse duhet ta ndihmojmë në fund të fundit? Unë ndihmoj një zonjë 94 vjeçe për të kaluar rrugën, por jo këdo. Pse duhet ndihmuar një 18 vjeçar psh për të mësuar? Maksimumi mund t’i thuhet: “Kjo është rruga e duhur, vazhdo përpara i vetëm”.

    Pse duhet ndihmuar fëmija? Sepse nuk po ia del dot mbanë? Po çfarë mesazhi i jep atij fëmije në fund? Se kur të mos ia dalë vetë, do ta ndihmojë babi me mamin? Kushedi sa herë kam dëgjuar prej prindërve tëndryshëm që thonë se do të ndihmojnë fëmijët e tyre? Nuk e kuptoj pse duhet t’i ndihmojnë, kur duhet nëfakt t’i nxisin ata për t’ia dalë të vetëm mbanë.

    Një prind është si një instruktor fluturimi, të mëson si të fluturosh. Nuk është dikush që pret sa të shkosh 70 vjeç, që të mos kesh më as fuqi të ecësh. Ky është egoizëm, nuk ka lidhje me dashurinë. Dashuria është ta shohësh fëmijën të fluturojë”. – Paolo Crepet./Botaal/

    Lajmi Paraprak

    Bujqit në RMV do të kenë përkrahje shtesë nëpërmjet fondit të ri dhe më shumë mjete për zhvillimin e gjelbër

    Lajmi i rradhës

    “Mbi ne ra ndarja si një dëborë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë