Mbramja asht’ larg

     Martin Camaj

    Mbramja ashtë larg
    e ti je atje mbi kodër të blerueme
    ku gurzit që bashin zhurmë
    i përpiu dheu.

    Ti je atje me të bijën e heshtjes
    e me shoqe tjera e mendon për mue.
    Unë jam në detin e tingujve

    e ndër gjujt e mij ndieva
    peshen e tramit tue u ndalue me turr.
    Mandej i lëshova vendin një të vjetri
    e mes tallazit të krahve thashë:
    mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

    Heshtja prek qiellin me dorë
    E ti atje mbi kodër të blerueme
    njeh gjurmët e diellit npër qiell.

    Lajmi Paraprak

    Aeroporti i Shkupit “vërshohet” nga udhëtarët

    Lajmi i rradhës

    Escobar: Pavarësia energjetike, e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Si mund të lexohet postmodernizmi me ndihmën e kritikëve dhe teoricienëve John Barth, Umberto Eco, Roland Barthes dhe Jean Baudrillard

    Gazmend Krasniqi Vijon nga: https://exlibris.al/gazmend-krasniqi-si-mund-te-lexohet-postmodernizmi-me-ndihmen-e-kritikeve-dhe-teoricieneve-linda-hutcheon-brian-mchail-john-barth-umberto-eco-gerard-genette-roland-barthes-matei-calinescu-jean/ 3. METAFIKSIONI             Sipas shumë kritikëve, veprat postmoderniste janë: më pak për temat e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë