Mos ma kujto

    Dritëro Agolli

    E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto
    për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

    Për shembull, më pe në rruge të pire, mos ma kujto,
    Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

    Për shembull, më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
    Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

    Për shembull, pësova diku një disfate, mos ma kujto,
    Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

    Për shembull, më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
    Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

    Për shembull, me pe duke ngrënë e genjyer, mos ma kujto,
    Të prishur, të shturur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

    Për shembull, në shtrat s’u bëra për burrë, mos ma kujto,
    I turpshëm i drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

    E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
    Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto! 

    Lajmi Paraprak

    Angela Merkel: Pakti i Minskut bleu kohë për Ukrainën, ja ku gabova me Putinin

    Lajmi i rradhës

    INVESTIMET KAPITALE ME TË VJETRËN / Sërish dështojnë realizimet

    Lajme tjera

    KAMJONI ME RRUSH

    Donat Kurti Kúj nuk i a kande rrushi? Ato vile të mbushuna me kokrra të shëndoshta të kuqe,…
    Më tepër

    PSIKIATRIA DHE FATURAT

    Charles BukowskiPërktheu: Fadil Bajraj Mendoj se problemi midis psikiatrit dhe pacientit është se psikiatri i përmbahet librit, ndërsa pacienti…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë