MOS MA KUJTO!

    Dritëro Agolli

    E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto

    për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

    Për shembull, më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,

    Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

    Për shembull, më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,

    Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

    Për shembull, pësova diku nje disfatë, mos ma kujto,

    Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me netë, mos ma kujto!

    Për shembull, më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,

    Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

    Për shembull, më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,

    Të prishur, të shthurur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

    Për shembull, në shtrat s’u bëra burrë, mos ma kujto,

    I turpshëm u drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

    E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,

    Ka ndrojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Rritja e çmimeve të produkteve është nën kontroll

    Lajmi i rradhës

    Pakti i ri Francë-Greqi, cilat do të jenë pasojat e tij në Mesdhe

    Lajme tjera

    Mall

    Hilë Mosi Vend i dashtun , ku un’leva,Sa sa her’ me mall t’kujtoj!Kurr si sot dashtni nuk ndjeva,Shum’…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë