‘Natën, shpesh më zë ankthi’

    Rexhep Qosja

    Fragment nga “Vdekja më vjen prej syve të tillë”:

    Natën, shpesh më zë ankthi, më kaplojnë djersë të ftohta, më del gjumi kohë e pa kohë, shoh ëndrra të këqija: bolla që dalin prej syve të tu dhe m’i vërsulen kërthizës, tigra, që duke kërcëllitur dhëmbët, më sulmojnë kokën; sorra dhe korba që janë kurdisur në kornizën e fotografisë sime dhe krrokasin, krrokasin, krrokasin, ndjellin zi dhe më shtien tmerrin. Sa shpesh më del përpara syri i Danjollit të Sherkës, i zmadhuar sa një disk, i shpuar në mjedis dhe do të m’i lexojë mendimet. Çohem atëherë, e shikoj derën a është e mbyllur mirë dhe e rrotulloj çelsin edhe një herë; që të mos hyjë Danjolli me syrin e tij.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë duhet të keni me vete gjatë pushimeve?

    Lajmi i rradhës

    “Mbappe nuk donte të luante më me Francën”

    Lajme tjera

    Trishtim

    Herman Hesse. Ç’më ngrohte gjer dje plot shije,Sot vdekja e mban në gji.Lule pas lulesh bienNga pemë e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë