“Mbappe nuk donte të luante më me Francën”

    Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i befasoi të gjithë në një intervistë të fundit për mediet e vendit të tij duke deklaruar se Kylian Mbappe nuk donte të luante më me përfaqësuesen e Francës.

    Sipas pretendimit të sulmuesit të PSG-së, Federata nuk e kishte mbrojtur pas penalltisë së humbur ndaj Zvicrës në finalet e Euro 2020, një vit më parë.

    Mirëpo kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak “yllit” të PSG-së, që ka reaguar shkurt në Twitter, duke dhënë një tjetër version të ngjarjes.

    “Po, por në fund i shpjegova se kishte lidhje me racizmin dhe jo me penalltinë. Por ai mendonte se nuk kishte pasur racizëm…”

    Një përplasje që vjen në një moment aspak pozitiv për “Gjelat”, rreth pesë muaj para Botërorit “Katar 2022”, dhe kur ka marrë vetëm dy pikë në katër ndeshje në Nations League (dy humbje dhe dy barazime), ecuri që rrezikon seriozisht rënien në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Lajmi Paraprak

    ‘Natën, shpesh më zë ankthi’

    Lajmi i rradhës

    ​Berisha: Rama në Kosovë si misionar i Serbisë, po punon ta rrëzojë Kurtin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë