“Nëna” poezi nga Giuseppe Ungaretti

    Dhe kur zemra me rrahjen e saj të fundit
    Do rrëzojë murin e hijes që na ndan nga përjetësia
    Për të më çuar, Nënë, përpara Zotit
    Si dikur fëmijë do më mbash për dore.

    Gjunjëzuar, e vendosur, përballë përjetësisë
    Do të jesh një statujë, duke pritur gjykimin
    Me të njëjtën sjellje
    Që të shihte në jetë, në lutje.

    Dridhshëm do të çosh krahët e vjetër në qiell,
    Si atëherë kur u shuajte
    Duke thënë: Zoti im, ja ku me ke.

    Dhe vetëm kur Zoti do ketë shprehur faljen e tij
    Do dëshirosh të më shohësh.
    Do kujtohesh që më ke bërë të të pres gjatë,
    E do të kesh në sy një psherëtimë lehtësie për faljen.

    Lajmi Paraprak

    ​Berisha: Rama në Kosovë si misionar i Serbisë, po punon ta rrëzojë Kurtin

    Lajmi i rradhës

    MPJ bullgare: Pa qëndrimin e qeverisë dhe parlamentit nuk mund të formulojmë një qëndrim zyrtar për propozimin francez

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë