NËNAT

    Azem Shkreli

    Ato lahen në gazin
    tonë e në lotët e tyre.

    Bëhen rojë murane
    te krojet e shtera të gjirit.

    Në ballin tonë për herë
    u bëjnë dritë shejt gishtat.

    Ditët na i prarojnë dhe rrugët
    me nga një bekim më t’mirin.

    Me rrëmetën e krrusur t’moteve
    na ruajnë nga hijet e liga.

    Një ditë shkojnë si të shkonin,
    të mos vijë më vdekja.

    E s’na kërkojnë asgjë,
    pos një grusht dhe mbi krye.

    Shkojmë. E sa herë vdes nënë,
    vdes nënëmira ime.

    Lajmi Paraprak

    Këto janë burgjet ku askush nuk do të donte të dënohej

    Lajmi i rradhës

    Hoxha nga Kosova: Emisionet si “BigBrother” përveç që është haram t’i shikoni, është turp edhe t’i përmendni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë