Hoxha nga Kosova: Emisionet si “BigBrother” përveç që është haram t’i shikoni, është turp edhe t’i përmendni

    “Big Brother VIP” një nga formatet televizive që ka marrë vëmendjen e audiencës falë famës së protagonistëve që gjenden aty, sipas Hoxhë Labinot Maliqit, përveç që është haram që të shikohet, distancimi prej saj është obligim.

    I njohur për një deklaratë të ngjashme edhe për emisionin “Për’puthen”, ai këtë të premte në ATV ka deklaruar se çfarëdo formati televiziv që ta humb kohën, është haram.

    Çdo gjë që nuk i kontribuon moralit, edukimit dhe zhvillimit, emancipimit, nuk janë të mirëpritura për t’u shikuar. Çdo emision që ta humbë kohën, edhe nëse nuk ka imoralitet në të, edhe nëse nuk ka çoroditje në të, fjalë të ndyta – por që mjafton që ta humbë ty kohën, është haram,” – është shprehur ai.

    Sipas tij, një emision të formatit të “BBV” është e turpshme vetëm ta përmendësh e lëre më ta ndjekësh.

    Natyrisht që ato emisionet siç janë ‘Big Brother’, ato të tjerat që është marre me i përmend e lëre më që të diskutohet a me i shiku apo jo. Natyrisht që këto emisione përveç që janë haram që të shikohen, distancimi prej tyre është obligim, edhe për ata të moshës së rritur edhe për ata që janë të vegjël, sepse dëmet prej tyre veçse jemi duke i parë si shoqëri,” – tha Maliqi në ATV.

    Ai ka kritikuar disa nga mediat në Kosovë të cilat thotë se po e ushqejnë egon e publikut, por nuk janë ato që e orientojnë shijen e publikut. Maliqi bëri thirrje që kjo të ndryshojë dhe mediat ta orientojnë shijen e publikut në edukim.

    Që nga paslufta janë servuar para publikut shqiptar në Kosovë një mori serialesh të ndryshme, e natyrisht se këto seriale edhe shihet se e kanë dëmtuar ndërgjegjen, moralin, sjelljen e familjeve shqiptare në Kosovë. Prandaj, unë bëjë thirrje që të distancohet të gjithë ata që ia duan të mirën vetvetes, familjes së tyre, fëmijëve të tyre, pasardhësve të tyre. Duhet të zgjedhë njeriu se çfarë të shikojë, sepse njeriu është qenie që ndikohet, prandaj çfarëdo që ti shikon, ndikohesh prej saj,” – u shpreh tutje ai.

    Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë të Hoxhë Labinot Maliqit në emisionin “Studio A”. /ATV/

    Lajmi Paraprak

    NËNAT

    Lajmi i rradhës

    Dëmi material në redaksinë Lajm “40 mijë euro”, Hajdari: Nuk dua ta besoj se është mesazh politik!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë