Një vajzë

    Shkrimtari Ismail Kadare

     Ismail Kadare. 

    Duke të puthur ty, pa të dashur
    Në shpirt ai ty të plagoi
    Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
    si vrasës tinëz ai shkoi

    Krenar që ty “të shtiu në dorë”
    Gjith’ shokëve emrin tënd ua tha.
    Pranë gotës së birrës për ty folën
    në park, të dielave ata.

    Dhe ti e vetme mbete, bosh
    mbenë sytë e ty në net bilbilash
    Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
    Një katastrofë automobilash.

    Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
    Ata me sy të ndjekin pas
    Pataj me bërryl i bien shokut
    “E sheh filanen? E kam pas…”

    Dhe ti ul kokën shpejton hapin
    T’arrish tek shoqja sa më shpejt
    Të përsërisësh fjalët standart:
    “Ah, njëlloj janë të tërë djemtë”

    Të dyja t’ulura pranë radios
    Do ta ndizni një cigar
    tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
    një çast dremitja do të t’marre

    Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
    M’e gjerë, m’e bukur dhe m’e re
    Atje në sfond fabrikash, njerëzit
    Nga kembët s’do të të venë re.

    Atje ku t’ecësh midis turmash
    Në një grup djemsh, ndoshta midis
    Dikush me brryl do t’i bjerë shokut:
    “E sheh filanen? Ishim miq…”

    Lajmi Paraprak

    Qeveria tërheq vendimin për objektin e shkollës së vjetër medicinale, Grubi: Vullneti i tetovarëve është vendimtar për Qeverinë

    Lajmi i rradhës

    Mali i Zi fajëson shërbimet ruse për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve qeveritare

    Lajme tjera

    Gjysmë-artistët

    Witold Gombrowicz (pjesë nga Ferdydurke)Përktheu: Edlira Lloha Më besoni; ka një dallim të madh ndërmjet një artisti i cili…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë