Nji stinë e humbun

    Martin Camaj

    Verës sa nji mëngjes me vesë
    nuk ia pau kush ballin simjet
    me sy të përlotun të sjellun
    kah mali.

    Vjetit nuk i mungon asnji ditë
    në kalendar e i dhimbet
    e mbramja pikë e dyllit në djegie:
    e sotmja ka ndijen e dridhjes
    së fletëve të shqemes
    para dhambëve të sutës.

    Lajmi Paraprak

    Gabimet në kuzhinë që helmojnë ushqimin

    Lajmi i rradhës

    “Mariçiq fyen klubin maqedonas në Bllagoevgrad dhe e quan ngjarje private”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë