Poezi nga Dritëro Agolli

    Kur dashuroheshim në kohën tonë,
    Kur tretesha dhe digjesha për ty,
    Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
    Kalonte dhe një muaj apo dy.

    Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
    Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
    Me biçikletë a mushkë apo me kalë
    Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.

    Kur dashuroheshim në kohën tonë
    Me zor na vinin letrat fshat-qytet
    Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
    Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.

    Megjithatë më mirë që nuk kishte
    As telefon, as internet, as faks,
    Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
    Një dashuri të vjetër për një çast.

    Lajmi Paraprak

    Pse Japonia është e ndarë lidhur me varrimin shtetëror të Shinzo Abes?

    Lajmi i rradhës

    Subvencionet bujqësore që nuk bëjnë punë!

    Lajme tjera

    Koka bën e koka vuan

    Ali Asllani Ç’ke moj zemër që rënkon!Njëher’ varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer…Paska rar’ hallva prej qielli…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë