Si nesër…

    Mitrush Kuteli

    Do të pëshpëritë era ndaj mbrëmje si nj’herë,

    prej valësh do ngrohet hëna si sot,

    me iskra prej bryme do mbuloj’ mermere

    dhe bota do jetë si ish dhe qemot

    Si nesër do shtrihet lëndina për mbi varr

    Valë-dheu do zënë t’palosen ngadalë,

    do ende parevera e lule e bar,

    dhe zile do rrëshqasin që prej male.

    Do qeshë dielli në qoshen e një reje,

    do thajë lotët mbi lulet e qershisë, larg,

    mbytur do ndjehet gjëmimi i një rrufeje,

    permbi mal do hapet brez’i Perëndisë.

    Do shtrojë dhe dimri qilim të argjendtë

    mbi pllocën e tretur, mbi kryqn’e anuar,

    do rritet harrimi me dhërin e rëndë

    dhe unë do fle, ty duke t’ëndërruar…. (dhe të t’harruar).

    Lajmi Paraprak

    Kur është koha më e mirë për t’u peshuar?

    Lajmi i rradhës

    Komandanti i KFOR-it: Gjendja e sigurisë në Kosovë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

    Lajme tjera

    Kujtime egotiste

    Nga: Stendali (Marie-Henri Beyle)Përktheu: Verjon Fasho … Më 1817 njeriu që kam admiruar më së shumti për shkrimet e…
    Më tepër

    Kam shumë shpresë

    Naim Frashëri Kam shumë shpresëTe Perëndija.Që të mos jesëKshu Shqipëria,Po të ndritohetTë lulëzohet.  Pa vjen një ditëQë të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë