“Sikur s’jetoj në vendin tim”

    Dritëro Agolli

    Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim
    Po në një vend të huaj dhe të largët
    Në një qytet me buba dhe me minj
    Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.

    Çuditem pse kështu më duket shpesh
    Kur s’ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
    Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
    Dhe mua flluska flluska ma bën jetën.

    Më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
    Helmohemi çdo çast me njëri tjetrin
    S’e di nga vjen ky helm se s’kam ç’të them
    Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin.

    Ky vend më duket do helmohet krejt
    Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
    Pastaj do tundet toka në tërmet
    Dhe Djalli i Madh do qeshë e do zgërdheshet.

    I huaj jam në vendin tim mjerisht
    Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
    Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvisht
    Më bën të qaj si nxënës prapa deres.

    Lajmi Paraprak

    Nesër pritet të transportohen 45 viktimat që pësuan në aksidentin tragjik në Bullgari

    Lajmi i rradhës

    A do ta mbrojë NATO-ja Ukrainën?

    Lajme tjera

    Mizori veshur me patriotizëm

    Liu XiaoboPërktheu: Maksim Rakipaj Në tregtinë mes pushtetit, tregut dhe shpirtravenjollat e gjakut pastrohen nga paratëdhe shpirtrat çfarosenFestimet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë