Nesër pritet të transportohen 45 viktimat që pësuan në aksidentin tragjik në Bullgari

    Foto: BTA

    Kufomat e 45 shtetasve të Maqedonisë së Veriut që vdiqën në aksidentin tragjik të autobusit në rrugën “Struma” të Bullgarisë, pritet që nesër në mëngjes të transportohen në RMV nga Bullgaria, edhe atë me dy avionë transportues ushtarak, tha sot ambasadori bullgar në vend Angel Angelov, përcjell Nistori.

    “Pala bullgare do të sigurojë dy avionë ushtarako-transportues me të cilët nesër në mëngjes do të transportohen eshtrat e viktimave në aksident trafikun”, tha Angelov në pyetjen e gazetarit pas vizitës në komunën e Shtipit.

    Ministria e Punëve të Jashtme, poashtu njoftoi se nesër në mëngjes eshtrat e të vdekurve nga aksidenti i autobusit në Republikën e Bullgarisë do të arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

    Në aksidentin e autobusit të udhëtarëve me targa të Shkupit që ndodhi më 23 nëntor në rrugën “Struma”, afër qytetit të Pernikut, vdiqën 45 shtetas të Maqedonisë, ndërsa shtatë mbetën të lënduar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çmimi i ri i qeseve të plastikës në RMV, më i shtrenjti se në vendet tjera

    Lajmi i rradhës

    “Sikur s’jetoj në vendin tim”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë