S’më kujtohet çfarë stine ishte

    Ismail Kadare

    S’më kujtohet çfarë stine ishte
    Sdi përse qëlloi që u ndamë
    Di se ditët e mia, pa ty ishin
    Të turbullta si në gjendje nokdauni.

    Pa ty ishin lajmet e mbrëmjes,
    Evropa,
    Dimri mbi Azi.
    Pa ty,
    Stolit vjeshtor diçka i mungonte
    Dhe pishinës në periferi.

    Diçka i mungonte të shtunës
    Po bota kish mbetur po ajo
    Po ata qenë të pushkatuarit e komunës
    Dhe kufijtë shtetërorë po ato.

    Ti atëherë atë vajzë lëre
    Siç e leme cigaren me zor

    Që të dëbosh nikotinën e verdhë
    Nga shpirti dhe nga gishtat e tu,
    Që peizazheve të jetës tënde
    Hëna të bjerë si dikur.

    Lajmi Paraprak

    A ndikon sistemi tretës në zhvillimin e demencës?

    Lajmi i rradhës

    Rreziqet dhe pasojat e aleancës “jo të shenjtë” midis Kinës dhe Rusisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë