“Të isha një lule”, poezia e trishtë e Musine Kokalarit

    Të isha një lule vjollce në mes të ferrave
    të qëndroja e fshehur, e pa dukur
    dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të dy të rinjve.
    Prej frike, të larguar prej njerëzis do t’më këputnin
    do të dhurohesha te njëri-tjetri për shenjë kujtimi.

    Karafil i kuq të lulzoja
    dhe me kujdes të vaditesha…
    një ditë të vendosesha në jakë të palltos.
    Do të shëtisja dhe unë rrugëve të qytetit,
    do të kuptonja jetën djaloshare
    dhe të gjithë do të vështronin atë dhe mua;
    që të dy qënkan të bukur, do të thoshin.

    Më së fundi le t’isha
    së paku një lule e egër,
    midis rrugës dhe gurëve
    pa kujdesin e të tjerëve.
    Një ditë do të shtypesha prej ndonjë këmbe njeriu,
    një burrë ose grua… e di por s’ka gjë,
    një lule të isha dhe jo njeri.

    Lajmi Paraprak

    Inteligjenca gjermane: Kina mund të bëhet kundërshtarja kyçe në të ardhmen

    Lajmi i rradhës

    Mitet rreth sëmundjes së artritit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë