Dëshmorëve

    Gjergj Fishta

    O ata t’lumtë, qi dhanë jetën,
    o ata t’lumtë, qi shkrinë vehten,
    qi për Mbret e vend të Parëve,
    qi për erz e nderë t’Shqiptarëve
    derdhën gjakun tue luftue,
    porsi t’Parët u pa’n punue!
    Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
    but u kjofshin moti e stina,
    ak’lli, bora e serotina:
    e der’ t’ këndojë n’mal ndo’ i Zanë,
    e der’ t’ ketë n’ detë ujë e ranë,
    der’ sa t’shndërisin diellë e hanë,
    ata kurr mos u harrojshin,
    n’kangë e n’valle por u këndojshin.
    E njaj gjak, qi kanë dikue,
    ban, o Zot, qi t’jesë tue velue
    për m’ia xe zemrën Shqiptarit,
    për kah vendi e gjuha e t’Parit! 

    Lajmi Paraprak

    Zelenskiy shkarkon disa ambasadorë, përfshirë edhe atë në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    Lista me 20 lojtarët që kanë kontribuuar në më shumë gola ​​në La Liga

    Lajme tjera

    Varret pa të vdekur

    Tregim nga Binak Kelmendi Dielli sa nuk kishte perënduar, s’e kishte as një konop samari për t’u fshehur…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë