“Vajtimi”

    Viktor Hygo

    O shtigje ku lirshëm valëvitet bari,
    Lugina, kodra e ti pyll që oshëtin!
    Çfarë është me ju e gjithë kjo heshtje varri?!
    Për atë që iku e jo më nuk ka kthim!

    Po pse kjo dritare tash vonë rri e mbyllur?
    Dhe pse ky kopsht rri i heshtur e i shkretë?
    O shtëpi, ku është i zoti që gjithmonë miqtë i ka pritur?
    “Di vetëm që s’është e kurrë më s’do të jetë”.

    E ti qen besnik, kush për ty do kujdeset?
    S’ka dorë të të ushqejë më, këtu njeri s’ka.
    Fëmija i gjorë qan e kërkon të atin
    e vejushë e zezë e qan e mallkon fatin.

    Si iku ai kështu në errësirë?
    O dhimbje që godet pareshtur pamëshirë!
    Ku shkoi vallë? S’përgjigjet asnjëri,
    Veç zërit tim të trishtuar, një dhimbje, elegji…

    Lajmi Paraprak

    Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon të dijë origjinën e materialeve shfajësuese

    Lajmi i rradhës

    Shkaqet që çojnë në aksidentimin e autobusëve

    Lajme tjera

    “Fillikat”

     Maya Angelou Shtrirë, duke menduarMbrëmë nëpër natëSi t’ia gjej shpirtit tim një shtëpiKu uji etje nuk të jepDhe…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë