Malli

    Dritëro Agolli

    Hëna brirët lan në lumë, uji yllin e spërkat,
    Unë sillem nëpër shelgje sonte natën fillikat.

    Bulku fshehur pas një drize lumit iso po i mban,
    Natë e viseve të mia mbushur plot me jargavan.

    Si një rrahje flete molle një të puthur afër ndiej,
    Sonte njerëz dashurohen tek ky mal nën këta qiej.

    Edhe unë u dashurova dhe me jetën pata fat,
    Ndofta edhe puthjen time e dëgjoi një fillikat.

    Ndofta ndezi një cigare pranë shelgut tek ky vend,
    Ndofta buzët i lëvizi dhe diç solli nëpër mend.

    Ndofta, ndofta! …Lumi derdhet , flladi thinjat m’i shpërndan,

    Natë e viseve të mia rreh në xham me jargavan/

    Lajmi Paraprak

    Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

    Lajmi i rradhës

    Kallas: dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë