Malli për heronjtë

    Dritëro Agolli

    S’ka heronj, heronjtë i përzumë,
    me lavdi përditë i nanuritëm,
    dhe me lajka dalëngadalë i vumë,
    një nga një në prehje dhe në gjumë.

    S’ka heronj, heronjtë u mërzitën,
    prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan,
    duke pritur heshtën e dremitën,
    dhe ne nina-nana u kënduam.

    Ç’digjeni nga malli për heronjtë?
    Kushedi kur kthehen nga kjo anë.
    Ç’i kërkoni? Pritja është e kotë,
    S’ka heronj, tani ka pelihvanë.

    Lajmi Paraprak

    Fermerët kosovarë thonë se Serbia mbush tregun me grurë të vjetër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë