Mizori veshur me patriotizëm

    Liu Xiaobo
    Përktheu: Maksim Rakipaj

    Në tregtinë mes pushtetit, tregut dhe shpirtrave
    njollat e gjakut pastrohen nga paratë
    dhe shpirtrat çfarosen
    Festimet ku zbukurohet xhelati
    nisin me një banjë gjaku
    dhe mbyllen me çka mbetet nga gostia me mish njeriu
    Çiltërsia dhe dinjiteti
    dashuria amtare dhe dhëmshuria
    janë kufomat e rrjepura
    Rrugët gjithë drita të qendrës dhe turma e çkujdesur
    një turp gjithnjë e më shumë i stërholluar
    Spërkatjet me SARS*
    ngopin ajrin
    Një popull azmatik
    s’merr dot frymë në pranverë
    Krimet dhe poshtërimi në këtë fund shekulli
    shkëlqejnë si qëndisma të arta
    Klithin fort “Rilindje e kombit”
    ngrejnë lart parrullën “të bojkotojmë mallrat japoneze”
    Këndojnë me vete këngët e djelmoshave garipa të grupit F4**
    përzjerë me gurë dhe shishe kundër piratëve japonezë
    beftas përdorin ca studentë të llastuar
    sikur vinë nga Perandori i parë Qin Shi Huangdi
    për të kënduar në kor: “Lien Chan***, je kthyer!”
    Pranvera mizore e gjashtëmbëdhjetë viteve më parë
    e veshur me patriotizëm
    vazhdon në mizorinë e saj.

    __________

    * SARS* është njëri nga viruset që i paraprinë Cov-19 (!)
    ** Grupi F4 – grup muzikor nga Tajvani
    *** Lien Chan, ish kryeministër i Taivanit që bëri një vizitë zyrtare në Kinë.
    Kjo poezi u shkrua në vitin 2005, në 16 vjetorin e ngjarjeve të përgjakshme në Sheshin Tienanmen.
    Lajmi Paraprak

    Shtetet më të mira për të punuar gjatë këtij viti

    Lajmi i rradhës

    Ferland Mendy, nuk ka humbur në asnjë ndeshje ku ka luajtur

    Lajme tjera

    Thënie nga Umbero Eco

    “Ne kemi një limit, një limit shumë shkurajues dhe poshtërues: vdekjen.” “Tani kam arritur në përfundimin se e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë