Shtetet më të mira për të punuar gjatë këtij viti

    Mijëra emigrantë në mbarë botën janë anketuar mbi idenë e të punuarit në një vend tjetër prej aty ku jetoni gjatë vitit 2022. 

    Vendet më të mira për emigrantët, bazuar në studimin e vitit 2021 të Expat Insider, i cili anketoi mijëra emigrantë në gjithë botën, ofrojnë një siguri të lakmueshme në punë dhe ekuilibër punë-jetë.

    Në Indeksin e Punës Jashtë Vendit, Tajvani është renditur si vendi me sigurinë më të lartë në punë. 83 për qind e të anketuarve ishin të kënaqur me sigurinë në punë, në krahasim me 61 për qind në nivel ndërkombëtar. Shumica e të anketuarve ishin të kënaqur me orët e tyre të punës.

    Tajvani është pasuar nga Zejlanda e Re, e cila është renditur në vendin e dytë, duke u njohur si një nga vendet me balancë në punë-jetë.

    Republika Çeke, e cila është renditur e treta, paraqet një jetë nomade, ku rreth 93 për qind e emigrantëve thonë se mund të punojnë në distancë.

    Tri nga vendet mesdhetare të cilat përfundojnë të fundit në listë janë Turqia, Itali dhe Qipro.

    Renditja e vendeve të tjera në Top10 vijon kështu: në vendin e katërt renditet Kina, e pasuar nga Danimarka. Gjermania vendoset e gjashta në listë, e pas saj Austria, Irlanda, Vietnami e Australia.

    Lajmi Paraprak

    Shefi i OBSH-së optimist që pandemia do të mposhtet

    Lajmi i rradhës

    Mizori veshur me patriotizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë