Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce nëpërmjet një video-fjalimi drejtuar qytetarëve të RMV-së porositi që pas tre valëve të forta të virusit, më në fund e kemi armën më të fortë për të luftuar virusin, përcjell Nistori.
Ministri thotë se vetëm me anë të vaksinimit masiv të sa më shumë qytetarëve, ne do të shpëtojmë jetë njerëzisht dhe do t’i japim fund pandemisë.
“Sa më shpejtë dhe sa më shumë të vaksinohen qytetarët, aq më shpejt do të festojmë ngjarjet për gëzime, ditëlindjet e të dashurve dhe dasmat e të afërmve. Vaksinimi na e rikthen lirinë tonë për të përqafuar të dashurit tanë, të afërmit dhe gjyshërit,” deklarohet Filipçe ndër të tjera.
Ai porositi qyetetarët që të bisdojnë me miqtë që kanë dyshime pse duhet të vaksinohem dhe pse është e rëndësishme që çdokush të vaksinohet, kështu duke i lutur që çdonjëri të bëhet ambasador i imunizimit. /Nistori/