(Pa)mundësia për t’i shpëtuar pushtetit!

    Arlind Farizi

    Në pazarin e vjetër pashë zogjtë që po shisnin kafazetë e tyre, rrushi – vjelësen e bukur…
    Dhe ai që e kishte të fundit, henes’ të fundit gjë për të shitur, gjelin, gjelin e ngushëllimit e shiti. Mjeku la stetoskopin, por jo dhe mantelin e bardhë. Mësuesi edhe pse gjithë jetën shiti livadhet e babait për shkollim, e shiti lapsin dhe fletoren. Me vrap mbëriti edhe sportisti erdhi dhe ky shiti atletet dhe medaljet ia fali blerësit. Kurva parakaloi dhe e shiti për së fundi herë veten. Prifti kaloi dhe: shpirt a blen dikush, unë shes shpirt. Magjistri i shkencës shiti titullin e fituar me djersa, tha s’më duhet më.

    Nuk më kujtohet saktë nësë ishte status facebook-i apo citat i nxjerrë nga leximet: “Pushteti frikëson pasi është objektiv.” Asgjë nuk na lë më të vobektë, asgjë nuk na bën më pak të lirë, sesa ndarja me pafuqinë tonë. Kush gjendet i veçuar nga ajo çka mund të bëjë, ka akoma mundësinë e qëndresës, gëzon fundja ende mundësinë të mos bëjë. Por, në të kundërt, kush është i ndarë nga pafuqia e vet, humbet në të vërtetë çdo aftësi qëndrese. Dhe, ashtu si vetëm ndërgjegjja e thekshme mbi atë çka nuk mund të bëhemi, garanton vërtetësinë e thellë të asaj çka jemi, në të njëjtën mënyrë vetëm përballja e kthjellët me atë çka nuk mund ose mund të mos bëjmë është e aftë t’i japë konsistencë aksionit tonë. Besoj se një nga problemet qëndore tonat është pamundësia (mosfuqia) – moderne – për t’i shpëtuar pushtetit.

    Qytetari ka frikë nga pushteti. Sepse sa më shumë i afrohemi këtij, aq më shumë trandet humaniteti ynë. Duket sikur se na thotë, që udha e shpëtimit ekziston, por është e papërshkueshme, ngaqë hapi i parë (lindja) na bën të përfundojmë në mes të një labirinti dialektik: atë të IKJES.

    *Arlind Farizi është kolumnist i rregullt i Nistori.com. Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    “Çamëria”, 32 vite përpjekje për çështjen çame

    Lajmi i rradhës

    Si të pastroni enët metalike të kuzhinës me metoda natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë