PËR TË GJITHË MIQTË E MI

    Poezi nga: Frederick Turner
    Përktheu: Gjekë Marinaj

    Atë ditë do të kemi kohë të bredhim gjatë gjithë ditës,
    Të pimë gjatë mbrëmjes pa u dorëzuar tek dehja,
    Shëtitje nëpër mërgatë dhe zgjedhje patëllxhanëve më të shëndoshë,
    Lexim e rilexim të dorëshkrimeve të njëri-tjetrit,
    Gatime drekash të ndërlikuara me lëng mishi,
    Të çajmë kërcoj pranverorë dhe t’i pjekim në zjarr,
    Të vizatojmë portretet e njëri-tjetrit, të mbarojmë argumentet,
    Të qesin fall, të lëmë shënime në fotografitë e vjetra,
    Të tallemi me absurditetet më të këqija të njëri-tjetrit,
    Të mos përpuqemi gjer në dhunë rreth filmave dhe dramave,
    Dhe të zgjohemi në agshol, të mbathim çizme rrugore.
    Dhe në atë vend, miqtë e mi shumë të dashur,
    Do të jenë maje malesh dhe bregdete dhe peme dhe fllade,
    Dhe teatro të vogla dhe çifligje,
    Dhe pëlhurëzat që mbulojnë verandat e errëta,
    Dhe ullishtat dhe palmat dhe fushat e grunjta.
    Ky do të jetë vendi i kohës së lirë, vendi i vdekjes,
    Rrethina e ëmbël e jetës së përhershme.
    Ylli që e ngrohë do të ndezë orbitën gjigante,
    Hëna e së cilës është ky vend. Miq, deri atëherë,
    M’i falni udhëtimin lodhës dhe rrugët e mia të mbrapshta,
    Letrat e mia të rralla dhe të nxituara, detyrimet e mia,
    Larg-qëndrueshmërinë, përpëlitjen e syve.
    Unë nuk i kam harruar gëzimet e vjetra. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Ekonomia botërore e marrë peng

    Lajmi i rradhës

    Gattuso jep dorëheqje si trajner i kombëtares italiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë