Poezia e Andon Zako Çajupit për Naim Frashërin

    Andon Zako Çajupi

    Naim Frasheri

    Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
    moj e mjera Shqiperi!
    Mendjelarti, zemërtrimi,
    vjershëtori si ai!

    Vdiq Naimi, po vajtoni
    shqipetarka, shqipetare!
    Naimne kur ta kujtoni,
    mos pushoni duke qare!

    Vdiq Naimi, gjithè thone,
    qani turq, qani kaure!
    Bilbil’ i gjuhese tone
    s’do te degjohet me kurre!

    Vdiq Naimi, qe këndoi
    trimërinë, Skënderbenë,
    vdiq Naimi, qe lëvdoi
    dhe nderoi mëmedhënë!

    Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
    o moj Shqipëri e mjerë!
    Vdiq Naimi, po kush mbeti?
    Si Naimi s’ka të tjeve.

    Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
    pse more të tillë burrë?
    I ndritë shpirti për jetë,
    mos i vdektë nami kurrë!

    Lajmi Paraprak

    Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

    Lajmi i rradhës

    Eurostat: popullsia e Europës është rritur 4 vitet e fundit për shkak të imigracionit, vdekjet vazhdojnë t’i tejkalojnë lindjet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë