Premiera e ‘Dramë për të qesh’ vjen më 17 dhjetor në Teatrin e Tetovës

    Teatri i Tetovës do të mirëpresë më 17 dhjetor, në orën 19:00, premierën e shfaqjes “Dramë për të qesh”, e krijuar dhe drejtuar nga Sulejman Rushiti, me asistencë regjie nga Linda Shabani dhe kostumografi nga Azra Mehmedi, njofton Nistori.

    Në këtë shfaqje, aktorët Arsim Kaleci, Sheqerie Ilazi, Petrit Neziri, Ermal Çanga, Arta Zejneli, Elmir Sejfullai, Sami Mustafa, Abdulla Osmani, Bekim Jahiu, Linda Shabani dhe Hasim Memishi Sopi sjellin një adaptim postmodern të personazheve të Shekspirit, duke e shndërruar skenën në një mozaik njerëzor që përfshin aktorët, punonjësit e teatrit, spektatorët dhe pushtetarët.

    “Dramë për të qesh” eksploron përplasjet mes egove, marrëdhëniet me pushtetin dhe sfidat e përditshme të artistëve, duke krijuar situata komike dhe absurde, por gjithmonë me një reflektim të thellë njerëzor. Koha e shfaqjes rrjedh paralelisht me jetën reale, duke shkrirë kufijtë mes fikcionit dhe realitetit.

    Ky projekt mbështetet nga Komuna e Tetovës dhe pritet të tërheqë publikun me humorin dhe thellësinë e tij. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Memed Memedi nga Tetova shpallet çiklisti i dytë më i mirë i vitit në RMV

    Lajmi i rradhës

    Studentët e informatikës të UT-së fitojnë vendin e parë në hakatonin kombëtar

    Lajme tjera

    Ç’është dashuria 

    Orhan Pamuk Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë