Ra ky mort në Smesnicë

    Një veturë e tipit VW Golf 3 e një traktor qëndrojnë të parkuar në oborin e një shtëpie në fshatin Smesnicë, Zelenikovës, 15 mars 2024. (Foto: Lirim Shala)

    Para ca ditësh ndërroi jetë një kolege me të cilën punonim në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së. U desh një mort e një varrim, që të kuptoja se diku thellë, në Bashkinë e Zelenikovës, mes malesh jo shumë të larta, është një fshat me shqiptarë, është Smesnica, shkruan Horizont.

    Fshati Smesnicë, Zelenikovë, 15 mars 2024 (Foto: Lirim Shala)

    Me t’u kthyer në shtëpi, kërkova informacione dhe kuptova që, sipas Regjistrimit 2021, fshati ka 59 banorë, nga të cilët, 45 janë shqiptarë, e 14 pa të dhëna. Ndërkaq, Zelenikova në tërësi ka 3361 banorë, prej të cilëve, 415 janë shqiptarë.

    Fshati Smesnicë, Zelenikovë, 15 mars 2024. (Foto: Lirim Shala)

    Një rrugë e ngushtë, ca shtëpi të reja, e ca me tulla balte, një shkollë e një xhami, ca automjete në disa shtëpi. Dikush kish punuar arën, pra ende jeton aty.

    Një veturë e tipit VW Golf 3 e një traktor qëndrojnë të parkuar në oborin e një shtëpie në fshatin Smesnicë, Zelenikovës, 15 mars 2024. (Foto: Lirim Shala)
    Disa kamionë të vjetëruar e të papërdorshëm të parkuar në në hapësirë të fshatit Smesnicë, Zelenikovë, 15 mars 2024. (Foto: Lirim Shala)
    Njëri nga objektet e Shkollës Fillore Komunale “Marko Cepenkov”, Smesnicë, Zelenikovë, 15 mars 2024. (Foto: Lirim Shala)
    Xhamia e fshatit Smesnicë, Zelenikovë, 15 mars 2024. (Foto: Lirim Shala)

    I përshtatshëm për bujqësi e blegtori, dikush në fshat punonte tokën, e dikush merrej edhe me bletari.

    Tokë e punuar dhe e mbjellë në fshatin Smesnicë, Zelenikovë, 15 mars 2024. (Foto: Lirim Shala)

    Në fshatin që s’e kisha dëgjuar më parë, varrosëm një njeri aty.

    Renatë, të qoftë dheu i lehtë!

    Lajmi Paraprak

    Shenjat kur aciditeti i stomakut ka nivel të ulët

    Lajmi i rradhës

    A keni menduar ndonjëherë se kush jeni në të vërtetë?

    Lajme tjera

    MAJMUNI I KATËRT

    Nina Cassian E njohin të gjithë atë qëndrimin ‘ulur’të Tre Majmunëve: njëri Nuk Shikon,njëri Nuk Dëgjon dhe tjetri…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë