Refet Abazi, fitues i çmimit “Shën Klimenti i Ohrit”

    Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2024 do t’i jepet katër personaliteteve nga fusha të ndryshme të kulturës, përcjell Nistori.

    “Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 8 dhjetor 2024 (e diel) në ora 12:00 në sallën e ceremonive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, sqaroi Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”.

    Komisioni sqaroi që në fitues në fushën e edukimit dhe arsimit do të jetë Maja Bojaxhievska, në kulturë e art është aktori Refet Abazi, fotografi Mirosllav Masin dhe shkrimtari Millovan Stevanofski.

    “Mirënjohje më e lartë për arritjet afatgjata në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë shoqërore me interes publik të Republikës Maqedonisë së Veriut”, sqaroi Komisioni. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shteti i pagoi dëmshpërblim 50 mijë euro ish-truprojës së Mijallkovit, MPB e largoi nga puna në mënyrë të paligjshme

    Lajmi i rradhës

    28 NËNTOR, 10 VJET NGA VENDOSJA E GURTHEMELIT TË TEATRIT TË TETOVËS

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë