“Kur dikush ta fyen njerëzillëkun bija ime, prishi krejt urat, digji tërë anijet”

     Shqiptar Oseku

    Kur dikush të kërkon bukë
    ndaje koren e fundit me të bija ime
    më mirë të jeni bashkë pak të uritur
    se të ngopesh vetëm

    kur dikush ta lyp një pikë ujë në orë zori
    shpije te pusi i oborrit nën man
    ka vite që është prerë ajo pemë e vjetër
    por hija i bën ende fllad

    kur dikush ta fyen njerëzillëkun bija ime
    prishi krejt urat digji tërë anijet
    mos ji kurrë as grua as nënë as bijë e askujt
    po s’qe së pari njeri.

    Lajmi Paraprak

    “Persona të zhdukur me dhunë” apo “persona të zhdukur”

    Lajmi i rradhës

    Filmi “Motrat” vjen sonte në TIFF ODA për të treguar pasojat e bullizmit në internet

    Lajme tjera

    Varfëria dhe Liria

    Andon Zako Çajupi Jam i varfër, po i lire,ndaj më pëlqen varfëria;kush do të rrojë më mirë,s’urdhëron dot…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë